Inaugurohet fusha e re në Dragash, krijohen kushte optimale për talentet e futbollit

01 gusht 2024 | 19:14

Sot në Dragash është inauguruar fusha e re e futbollit, një investim i rëndësishëm i FFK-së, që do të përmirësojë dukshëm infrastrukturën sportive në këtë regjion. Në fazën e ardhshme, në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport do të realizohet edhe projekti i ndërtimit të tribunës dhe lokaleve përcjellëse të stadiumit.

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë presidenti Agim Ademi, i shoqëruar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe kryetari i regjionit të Prizrenit, Mirsad Çollaku.

Ky investim i FFK-së vjen më kuadër të serisë së projekteve të planifikuara për zhvillimin e infrastrukturës sportive në këtë rajon.

Presidenti Ademi shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij projekti dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për avancimin e futbollit në Kosovë dhe falënderoi kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini për bashkëpunimin e ngushtë në realizim të këtij projekti.

Fusha e re shënon një pikë kthese për futbollin në Dragash dhe për zhvillimin e talenteve në këtë komunë, si dhe është dëshmi e përkushtimit të FFK-së për zhvillimin e infrastrukturës sportive në të gjitha rajonet e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot edhe një…