Paradite mot me diell, pasdite me vranësira dhe erë

02 gusht 2024 | 08:11

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës.

Ndërsa, gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht apo në zona më të izoluara, pritet të sjellin rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Këto reshje pritet të jenë kryesisht të përqendruara në gjysmën e epërme të Kosovës, duke mos përjashtuar mundësinë edhe në jugperëndim të vendit, njofton Meteo Kosova.

Era do fryjë nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 18-65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 37°C.

Si pasojë e temperaturave të larta, këshillohet të keni kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar…