Ukrainasit ia qesin flakën rafinerisë më të madhe të naftës në Rusi

02 gusht 2024 | 08:48

Forcat ukrainase po vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së industrisë ruse të naftës.

Mediat ruse raportojnë se në flakë është rafineria më e madhe e naftës në Rusi.

Sipas mediave lokale, një nga njësitë e përpunimit të naftës është duke u djegur dhe zona e zjarrit ka arritur në 300 metra katrorë.

Rafineria e naftës Omsk është më e madhja në shtetin rus.

Kapaciteti i saj është 22 milionë tonë naftë në vit dhe numri i të punësuarve i kalon 3500.

Ndryshe, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i ka kërkuar Ukrainës të mos sulmojnë rafineritë e naftës në territorin e Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me mijëra specie në rrezik zhdukjeje, shkencëtarët kanë hartuar një…