Në ndërtesën e Qeverisë, Kurti pret bashkatdhetarët për të shënuar Ditën e Diasporës

02 gusht 2024 | 10:59

Kryeministri Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë ka pritur  mbrëmë bashkatdhetarët për të shënuar Ditën e Diasporës.

Ai ka thënë se vullnetin, patriotizmin, gatishmërinë, mërgata jonë e ka pasur përherë.

“Çka i ka munguar është shteti në krah të saj e infrastruktura institucionale që vullnetin e pashtershëm, patriotizmin shembull dhe gatishmërinë e përhershme, ta kthejë në zhvillim të vendit për më shumë të drejta, për më shumë mirëqenie. E Qeveria jonë këtë e di shumë mirë dhe për këtë angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

“Edhe këtë vit mirëpritëm bashkatdhetarë tanë në ndërtesën e Qeverisë, për të shënuar bashkë Ditën e Diasporës. Gjatë gjithë muajve të verës kemi pasur e do të kemi aktivitete të shumta kushtuar atyre, e gjatë gjithë vitit angazhohemi që t’i shtojmë arsyet dhe mundësitë që mërgata jonë të forcojë lidhjet me vendin. Sado e madhe që mund të jetë largësia, atë mund ta zvogëlojmë përmes nismave dhe politikave të qëndrueshme”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidente, kujdes asgjë nuk është rastësi! Nga Astrit Gashi Burime…