Kryetari Latifi fton të merrni pjesë në festivalin “FardiFest” (video)

02 gusht 2024 | 12:13

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në aktivitetin për nder të muajit të mërgimtarëve “FardiFest”, një festival interaktiv plot aktivitete për të gjithë.

“Përjetoni traditën dhe argëtimin me lojëra tradicionale, me muzikë të gjallë, dhe me përgatitjen e ushqimeve tradicionale. ‘FardiFest’ mbahet sot, më 2 gusht 2024, duke filluar nga ora 18:00, te kompleksi përkujtimor në Gradish (Xërxë). Ju presim për një natë të mbushur me: – Vizatime me motive tradicionale; – Lojëra tradicionale; – Ushqime tradicionale; – Artizanate unike të rajonit, dhe – Koncert kulturoro-artistik”, ka shkruar kryetari Latifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 175,000 njerëz kanë vdekur në Europë, dhe kontinenti…