Lojërat Olimpike, Gresa Bakraqi garon sot në atletikë

02 gusht 2024 | 11:58

Reprezentimi i Kosovës në Lojërat Olimpike 2024 qe po zhvillohen në Paris të Francës do të vazhdojë edhe sot. Pas paraqitjes së suksesshme të pesë xhudistëve, Donjeta Saikut nga boksit dhe Adel Sabovicit në sportin e notit, sot është radha e atletikës.

Në garëdo të jetë atletja vetmohuese Gresa Bakraqi e cila do të garojë në disiplinën 800 metra. Gara e saj pritet të nis në ora 19:15, raporton KosovaPress.

Ndërsa e fundit që do të paraqitet në Paris do të jetë notarja Hana Beiqi nga sporti i notit që do të garoj të shtunën nga ora 10:00.

Ndryshe, deri më tani Kosova ka rrëmbyer dy medalje në Paris nga sporti i xhudos, Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medaljen e argjendtë dhe Laura Fazliu medaljen e bronztë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është mbajtur ceremonia…