Fullkrug, afër kalimit te West Hami

02 gusht 2024 | 12:30

Niclas Fullkrug shumë pranë ndryshimit të skuadrës, teksa sulmuesi gjerman mund të kalojë në Premierligë.

West Hami dhe Borussia Dortmundi kanë caktuar një raund të ri bisedimesh për të avancuar në marrëveshjen për Fullkrug. Sulmuesi është i interesuar të bashkohet me West Hamin dhe marrëveshja varet nga klubet. Niclas Fullkrug la përshtypje të mira me Gjermaninë në “Euro 2024”, ndonëse nuk ishte titullar, por çdoherë bënte diferencën kur hynte nga stoli.

Ndërkohë, ai pati paraqitje mjaft të mira edhe me Dortmundin sezonin që lamë pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Orët e para të lirisë: dy aeroplanë me të burgosur…