Izraaeli vret kreun e prodhimit dhe financimit me armë të Xhihadit Islamik

02 gusht 2024 | 12:38

Izraeli duket se po vazhdon të shënjestrojë udhëheqjen e grupeve armike, duke njoftuar së fundmi se ka vrarë edhe kreun e prodhimit dhe financimit me armë të Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ).

“Trupat e IDF eliminuan rreth 30 terroristë në zonën e Rafah”, thuhet në një deklaratë.

Ushtria izraelite ka identifikuar shefin e armëve si Mohammed al Jabari, shkruan Sky News.

“Al Jabari ishte përgjegjës për financimin e infrastrukturës së prodhimit të armëve për Xhihadin Islamik në Gazën veriore, shpërndarjen e pagave dhe ishte pjesë e përpjekjeve për të rivendosur aftësitë dhe infrastrukturën e prodhimit të raketave të Xhihadit Islamik”, vazhdon deklarata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Mitaj është një lojtar që po rritet në mënyrë…