Hendbollistët e rinj po përgatiten për Evropian

02 gusht 2024 | 15:09

Pos Përfaqësues U18 të hendbollisteve edhe Përfaqësuesja U18 e djemve është në vlugun e përgatitjeve. Nën drejtimin e selektorit Bujar Qerimi, trajnerëve Tonçi Drushkoviq e Fatmir Muhaxheri, djemtë tanë po ushtrojnë me përkushtim që të përgatiten sa më mirë për Evropian.

Pikërisht në Kosovë organizohet Kampionati Evropian U18 për hendbollistë. Kampionati (B) për hendbollistët deri në 18 vjet mbahet prej 12 deri më 18 gusht në Prishtinë. Do të paraqiten shtatë ekipe kombëtare: Kosova, Azerbajxhani, Bullgaria, Britania e Madhe, Luksemburgu, Belgjika e Gjeorgjia.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të planit investiv të KEDS-it, në fshatin Gradicë…