Kundërshtarja e radhës sfidon Khelif: Nuk jam e frikësuar, dua fitore

02 gusht 2024 | 16:13

Në atmosferën elektrizuese të Lojërave Olimpike të Parisit, shpërtheu një stuhi polemikash teksa boksierja nga Algjeria Imane Khelif mundi italianen Angela Carini, duke e detyruar të hiqte dorë vetëm 46 sekonda në meçin e tyre paraprak.

Përballja  e radhës e Khelif (Dyshohet se është transgjinore), do të jetë ndaj hungarezes Anna Luca Hamori. Hamori, në intervistën e fundit, duke gati, pasi deklaroi se nuk trembet aspak.

“Nuk jam e frikësuar. Nuk më interesojnë ato që shkruhen në media dhe rrjetet sociale. Nëse ajo, apo ai, është burrë, fitorja do të jetë edhe më e madhe për mua, nëse fitoj. Po përpiqem të mos përdor telefonin para ndeshjes. Nuk dua të shoh komentet apo lajmet, dua thjesht të përqendrohem te vetja”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë mendimet…