Kush ishte figura që pastronte miliona euro pasuri të klanit të fuqishëm Çopja

03 gusht 2024 | 13:02

Detaje të reja kanë dalë nga aktivitetet kriminale të klanit të fuqishëm në Elbasan të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja.

Maklen Mici dyshohet se ishte ‘figura’ që pastronte milionat e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc Çopja dhe Hajdar Çopja (Bako).

Ndaj tij është firmosur urdhër-arresti me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi janë siguruar të dhëna që ka transferuar përmes exchange që ndodhet në afërsi të Bankës së Shqipërisë, miliona euro të grupit kriminal. Nga kërkimet e bëra në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se Mici është ortak me një tjetër person, në kompaninë “B&M Construction”, kompani ndërtimi me seli në Rrugën e Dibrës. Në dosjen e SPAK thuhet se ai ishte personi që merrte vlerat e konsiderueshme të parave të dërguara kryesisht nga Franc Çopja, të cilat më pas i investon në pasuri të paluajtshme dhe jo vetëm, duke pastruar paratë e krimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy,…