ShBA-ja: Po marrim masa shtesë për ta mbështetur Izraelin

04 gusht 2024 | 08:21

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun izraelit, Yoav Gallant.

Austin deklaroi se me Gallant diskutoi për kërcënimet e paraqitura nga Irani, Hezbollahu dhe grupe të tjera terroriste të mbështetura nga Irani. Ai shtoi se SHBA po merr masa shtesë për të mbështetur Izraelin.

“Unë theksova gjithashtu se përshkallëzimi i mëtejshëm nuk është i pashmangshëm dhe të gjitha palët do të përfitonin nga de-përshkallëzimi, duke përfshirë përfundimin e një armëpushimi në Gaza dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve.”, shkroi Austin në X.

Shtetet e Bashkuara do të zhvendosin avionë luftarakë dhe luftanije shtesë në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni të premten. Uashingtoni synon ta përforcojë mbrojtjen pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij, Hezbollahu dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Irani është zotuar se do të përgjigjet për vrasjen e Ismail Haniyehut, liderit politik të Hamasit, më 31 korrik në Teheran. Tensionet në rajon janë shumë të larta pas vrasjes së Haniyehut dhe një komandanti të lartë të grupit libanez, Hezbollah.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Giorgio Gaber Përktheu: Beti Njuma Pas vitesh reflektimi mbi…