Barcelona e mposht Real Madridin në miqësore

04 gusht 2024 | 09:30

Barcelona ka arritur ta mposht Real Madridin në miqësore para fillimit të sezonit të ri.

Katalonasit në “MetLife Stadium” në ShBA triumfuan 2:1 përballë madrilenëve.

Sulmuesi 22 vjecar, Pau Victor shkëlqeu duke shënuar të dy golat e Barcelonës.

Fillimisht, ai kaloi në epërsi ekipin e drejtuar nga Hansi Flick në minutën e 42-të, pas asistimit nga Robert Lewandowski.

E më pas në minutën e 54-të ishte sërish Victor që realizoi për 2:0.

Krejt cfarë arriti të bënte Real Madridi ishte goli i ngushtimit të rezultatit shënuar në minutën e 82-të nga Paz, pas asistitt të Arda Guler.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person e ka plagosur vetën në dy këmbët pasi…