Stuhi shkatërruese në Kili, viktima dhe dëme të mëdha në ndërtesa

04 gusht 2024 | 09:38

Një stuhi e fortë ka goditur Kilin, duke shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë vendin, veçanërisht në Santiago.

Kushtet ekstreme të motit kanë çuar në shkatërrimin e shumë ndërtesave.

Raportet tregojnë për të paktën dy viktima dhe disa të plagosur. Rrufetë të shoqëruara me stuhinë kanë ndezur zjarre në disa struktura.

Mbi 8500 shkolla në mbarë vendin janë mbyllur për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit.

Autoritetet kiliane kanë bërë të ditur se tashmë ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotot kult të olimpistëve duke kafshuar medaljet e tyre olimpike…