Dy persona vriten në një sulm me thikë në Tel Aviv

04 gusht 2024 | 13:39

Një sulmues palestinez vrau dy njerëz dhe plagosi dy të tjerë në një sulm me thikë në Izrael, para se të vritej nga policia, njoftuan autoritetet izraelite.

Sulmi ndodhi mëngjesin e së dielës afër një pompe karburanti dhe një parku në qytetin Holon, afër Tel Avivit, sipas autoriteteve.

Një burrë dhe një grua u vranë, ndërsa dy njerëz të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital me nxitim, thanë zyrtarët mjekësorë.

“Terroristi u neutralizua menjëherë nga njëri prej oficerëve tanë në vendin e ngjarjes, i cili e parandaloi atë nga kryerja e një sulmi edhe më të rëndë”, tha zëdhënësja e policisë, Eli Levi, për televizionin izraelit, kanal 12.

Në një komunikatë për media, policia tha se ndodhet në vendin e ngjarjes dhe se “po kryejmë bastisje gjithëpërfshirëse me një helikopter dhe resurse shtesë”.

Grupi radikal palestinez, Hamas – i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se sulmi me thikë ishte “përgjigje e natyrshme” për sulmet izraelite ndaj palestinezëve dhe për vrasjen e liderit të tij politik, Ismail Haniyeh, javën e kaluar në Teheran.

Megjithatë, Hamasi nuk e mori përgjegjësinë për sulmin e së dielës. / Rel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrit i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka…