Osmani mbërrin në Sinj të Kroacisë me helikopter “Black Hawk”

04 gusht 2024 | 19:49

Presidentja Vjosa Osmani, ka arritur për vizitë në Kroaci, me ftesë të homologut të saj, Zoran Milanoviq.

Gazeta e njohur kroate Index.hr. ka publikuar foto kur Osmani arrin me helikopter “Black Hawk”.

Ajo do të marrë pjesë në organizimin tradicional “Sinjska Alka”, nën patronatin e presidentin kroat.

“Sinjska Alka”, është manifestim i cili nderon sakrificën dhe trimërinë e ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris pritet të përballet…