Zgjerohet Aeroporti i Prishtinës, bëhet me 12 porta

04 gusht 2024 | 22:55

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po zgjerohet. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njoftoi se nga tetë porta që ishin deri më tani, aeroporti do t’i ketë gjithsejt 12 porta, me një sipërfaqe shtesë prej 1 mijë e 200 m2.

“Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre”, tha Bislimi.

Numri dy i qeverisë bëri të ditur se këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierja me prejardhje nga Kameruni, Cindy Ngamba kaloi në gjysmëfinale…