Kandidati socialist, fitues i zgjedhjeve në Himarë

05 gusht 2024 | 08:35

Bashkia e Himarës tashmë ka një kryetar të ri.

Vangjel Tavo është shpallur fitues i bashkisë me 1 447 vota më shumë se rivali i tij Petro Gjikuria.

Deri në orët e fundit ku ka mbaruar edhe numërimi, Tavo ka qenë i shoqëruar nga Blendi Klosi, ndërsa Gjikuria i cili pasi pa rezultatin se po humbiste u largua dhe nuk qëndroi deri në fund për të pritur verdiktin që i dha fitoren rivalit të tij socialist.

Tavo fitoi dhe bastin politik ku ishte shprehur se do të fitonte me 1000 vota plus duke sfiduar rivalin e tij të opozitës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli është tashmë në një “luftë me shumë fronte” me…