Hapet thirrja për programin “Praktikë në qeveri”

05 gusht 2024 | 11:52

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur programin “Praktikë në qeveri” për punë praktike me pagesë për 6 muaj në institucionet e nivelit qendror.

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare; në vitin e fundit të studimeve apo të diplomuar në Bachelor apo Master (drejtimet e specifikuara në shpallje);me notë mesatare në studime mbi 8.0.

Aplikacioni duhet të përmbajë titulli në email (subject line) që specifikon institucionin ku aplikoni për praktikë në punë; Dëshminë mbi notën mesatare apo Diplomën; Kopjen e letërnjoftimit.

Aplikacionet dërgohen në email sipas listës së bashkëngjitur në thirrje.

Afati i fundit për aplikim: 9 gusht 2024.

Për informata më të detajuara vizitoni vegëzën në vijim: https://mfpt.rks-gov.net/…/d31566ff-d22b-445e-b3e6…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 4 gusht rreth orës 23:30, policia e stacionit në…