Deputeti i LV-së: Presidentja ka më shumë se një muaj në dispozicion për konsultimin e datës së zgjedhjeve

05 gusht 2024 | 15:17

Deputeti i LV-së Adnan Rrustemi, ka thënë sot gjatë një konference për medie se presidentja Vjosa Osmani do të vazhdojë konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ai ka thënë se presidentja ka më shumë se një muaj në dispozicion për t’u konsultuar për këtë çështje.

“Konsultimet do të vazhdojnë sepse ka afat ende në këtë drejtim, kam qenë për një kohë të gjatë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, presidentja ka më shumë se një muaj në dispozicion për t’i zhvilluar konsultimet deri në caktimin e datave të zgjedhjeve e cila natyrisht nuk duhet të jetë më vonë se katër muaj, para se datës së caktuar e cila mund të jetë natyrisht me katër datat e paralajmëruar tashmë”, u shpreh ai.

“Rregullimi kushtetues ka përcaktuar 60 ose 30 ditë më herët para përfundimit të mandatit, që nënkupton prej 26 janarit deri me 16 shkurt janë datat e mundshme për t’u caktuar si datë e zgjedhjeve”, ka theksuar Rrustemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia bullgare “Ka një popull të tillë” (ITN) ia ktheu…