Mahuchikh ia dedikon medaljen e artë sportistëve të vrarë në Ukrainë

05 gusht 2024 | 17:05

Atletja ukrainase e kërcimit së larti, Yaroslava Mahuchikh, ia ka kushtuar medaljen e artë olimpike atletëve të vrarë në pushtimin rus në vendin e saj. Lufta filloi në shkurt të 2022 dhe nuk ka asnjë shenjë të një fundi.

Vetëm 15 sportistë rusë përfunduan në Paris, kështu që Ukraina vendosi të konkurronte dhe mbajtësja e rekordit botëror Mahuchikh ishte e lumtur për këtë. “Kjo medalje është e rëndësishme, por Rusia vrau njerëz në vendin tim”, u ka thënë 22-vjeçarja gazetarëve. “Pothuajse 500 sportistë vdiqën në luftë dhe kurrë nuk do të mund të marrin pjesë në gara. Ata kurrë nuk do të festojnë, nuk do ta ndjejnë kurrë këtë atmosferë, kështu që jam veçanërisht e lumtur për këtë medalje. Është për të gjithë ata”, theksoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme, siç informojnë nga Qendra për Menaxhimin…