Sot pritje shtetërore për ekipin olimpik të Kosovës

06 gusht 2024 | 08:13

Ministria e Kulturës sot do të organizojë pritje shtetërore për nder të kampionëve dhe ekipit olimpik të cilët kanë përfaqësuar Kosovën me krenari në Lojërat Olimpike në Paris 2024!.

“Kjo mbrëmje i dedikohet festimit të arritjeve të tyre të jashtëzakonshme, punës së palodhur dhe medaljeve historike që kanë sjellë në shtëpi. Sportistët tanë i kanë treguar botës fuqinë, vendosmërinë dhe talentin e Kosovës, duke na bërë të gjithëve krenarë. Bashkohuni me ne në sheshin ‘Xhorxh Bush’, t’i presim me krahë hapur, e të festojmë suksesin e tyre së bashku”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ngjarja do të mbahet në Sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë në orën 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka publikuar…