Zbulohet krijesa gjysmë miliard vjeçare

06 gusht 2024 | 08:43

Anatomia e brendshme e një krijese parahistorike me madhësinë e një fare është zbuluar nga studiuesit duke përdorur rreze X.

Rezultatet e publikuara në revistën Nature, kanë zbuluar detaje nga fosili 520 milionë vjeçar, ku mund të shihen edhe enët mikroskopike të gjakut apo sistemi nervor.

Studiuesi kryesor, Martin Smith, tha se ky fosil ishte shumë i rëndësishëm për shkencën, për shkak se ishte ruajtur në fazën e larvës kur trupi ishte ende në zhvillim.

“Këto faza të hershme janë çelësi për të kuptuar evolucionin”- tha studiuesi.

Fosili u gjet në një grumbull zhavorri parahistorik gjatë një studimi në depozitat shkëmbore gjysmë miliardë vjeçare në veri të Kinës, të njohura se përmbajnë fosile mikroskopike.

Studiuesit krijuan imazhe tredimensionale të fosilit duke nxjerrë imazhe në miniaturë të trurit, një sistem primitiv i qarkullimit të gjakut dhe madje edhe gjurmë të nervave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në…