Trump: Venezuela udhëhiqet nga një diktator

06 gusht 2024 | 10:32

Venezuela udhëhiqet nga një diktator, tha kandidati republikan për president Donald Trump, pa përmendur emrin e Nicolas Maduro.

“Unë e di shumë mirë, Venezuela tani udhëhiqet nga një diktator”, tha ai.

Pas zgjedhjeve të 28 korrikut, këshilli zgjedhor shpalli fitues Maduron, me 51 për qind, por opozita pretendon se bazuar në numërimin e saj, Edmundo Gonzalez fitoi zgjedhjet, me 67 për qind.

Trump tha gjithashtu se shkalla e krimit ka rënë në mënyrë drastike në Venezuelë sepse ata sollën krimin në SHBA, duke iu referuar politikës së sigurisë kufitare të Presidentit Joe Biden.

“Ata janë shpërndarës droge, janë kriminelë. Ata janë vrasës, janë përdhunues. Ata u dërguan të gjithë në SHBA”, tha Trump, pa dhënë asnjë provë për pretendimet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë punonjës të UNRWA, agjencia e Kombeve të Bashkuara për…