Greqia shpëton 75 emigrantë

06 gusht 2024 | 12:29

Rojet bregdetare greke thanë se kanë shpëtuar 75 emigrantë në një prej zonave në Detin Mesme ku vitin e kaluar u fundos një anije që po bartte qindra emigrantë.

Sipas Rojeve bregdetare, emigrantët e shpëtuar po udhëtonin me një varkë afër qytetit Pilos dhe do të dërgohen në portin e Kalamatës, thanë Rojet më 6 gusht.

Autoritetet greke nuk treguan për kombësinë e emigrantëve të shpëtuar.

Në qershor të vitit 2023, një varkë e stërmbushur me emigrantë, që besohet se ishte nisur nga Libia me më shumë se 750 njerëz në botë, u fundos në jugperëndim të Pilos.

Autoritetet thanë se 104 prej tyre u shpëtuan, ndërkaq 600 të tjerë konsiderohen se janë zhdukur.

Dhjetëra të mbijetuar ngritën padi ndaj Rojeve bregdetare greke, duke pretenduar se ata reaguan pas disa orësh, pavarësisht paralajmërimeve që u kishte dërguar agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex dhe organizata joqeveritare, Alarm Phone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja dhe Franca përballen sërish, këtë herë jo më për…