Inpektorati i Punës tashmë me zyrë edhe në objektin e komunës së Zveçanit
Inspektorati Qendror i Punës ka filluar me hapjen e zyrave në katër komunat veriore për të siguruar respektimin e të drejtave të punëtorëve në këto komuna.
Lidhur me këtë, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna si dhe kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi nënshkruan marrëveshje së bashku me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci për hapjen e zyrës së Inspektoratit Qendror të Punës në këtë komunë.
Ndërsa, pritet që së shpejti Zyra e Inspektoratit Qendror të Punës të hapet edhe në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Vlen të theksohet që masa për punësim në katër komunat veriore mbetet e hapur dhe së bashku me mbështetjen në punësim, tashmë edhe kushtet e punës së punëtorëve do të monitorohen nga afër.