Ministri i Bujqësisë vizitoi “Agroproduct – Sh. P. K”

06 gusht 2024 | 16:54

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar kompaninë “Agroproduct – Sh. P. K.”, e cila ka 40 pika grumbulluese në tërë territorin e Kosovës me rreth 3 000 mbledhës të kontraktuar në gjithë vendin.
E

ksportet e tyre mbulojnë shtetet evropiane, Britaninë e Madhe, ShBA-në dhe Kanadanë.

“Gjatë vizitës tek ‘Agroproduct – Sh. P. K’, kompani lidere në Kosovë për kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore aromatike dhe frutave malore, pashë nga afër sukseset dhe kapacitetet me të cilat ata operojnë. Me 25 lloje bimësh të kultivuara dhe 75 lloje bimësh të grumbulluara, të gjitha me certifikim organik, ‘Agroproduct – Sh. P. k.’ posedon 40 pika grumbulluese në tërë territorin e Kosovës me rreth 3 000 mbledhës të kontraktuar në gjithë vendin. Eksportet e tyre mbulojnë shtetet evropiane, Britaninë e Madhe, ShBA-në dhe Kanadanë. Produktet e tyre kanë ranguar Kosovën në vendin e 7-të në botë si një nga eksportueset më të mëdha të produkteve organike, duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit. Tani, me themelimin e ‘Bliff Organik Sh. P. K.’, ofrojnë përpunimin final të çajrave dhe bimëve mjekësore aromatike sipas standardeve organike, duke zgjeruar kështu gamën e produkteve të tyre cilësore”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Qendror i Punës ka filluar me hapjen e zyrave…