Behxhet Pacolli e fton Letoninë të investojë në Kosovë

28 shtator 2018 | 21:13

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli është takuar me homologun e tij nga Letonia, Edgar Rinkevics.

Pacolli e ka ftuar Letoninë për investime në Kosovë, ndërsa ka thënë se ky shtet do të jetë në mbështetje të Kosovës.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

« Ne po dialogojmë me Serbinë, por mesazhet e Presidentit Vuçiç gjatë vizitës së tij në Kosovë, i sollën në mend krejt rajonit, historinë tonë tragjike gjatë sundimit të Milosheviqit, kur një milionë shqiptarë u përzunë brenda një nate », i thashë homologut tim leton Edgars Rinkēvičs, në përgjigje të interesimit të tij. E informova për zhvillimet e tjera në Kosovë, posaçërisht ato ekonomike. Ftova biznesin leton që është i njohur gjerësisht për të ofruar eksperiencën e vet në fusha si ato të teknologjisë së informacionit, start-up-eve, dhe sistemeve hekurudhore rajonale. E kemi të sigurt mbështetjen letone, për sfidat tona të ardhshme si Interpol dhe Frankofonia. Homologu leton, vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit tonë dhe më ftoi për vizitë në Letoni.
Agjenda vijon me takime shumë të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij zyrtare…