Stresi tallet me policinë: A i keni marrë parashutat?

07 gusht 2024 | 08:42

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim këngëtarin shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi.

Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se ai po kërkohet për veprat penale: “Ndihma nё kryerjen e veprës penale” dhe “Lёndim i rёndё trupor”.

Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, që ta lajmërohen në stacionin më të afërt policor.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Stresi në rrjetin e tij social, në Instagram ku është tallur me Policinë e Kosovës.

“A i keni marrë parashutat”, ka shkruar Stresi në postim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është plagosur me armë zjarri mëngjesin e së…