Lojërat Olimpike, ShBA kryeson me numrin e medaljeve të fituara

07 gusht 2024 | 09:56

Në fund të ditës së 11-të të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, ShBA kryeson tabelën në mesin e vendeve të tjera me gjithsej 86 medalje të fituara, prej të cilëve 24 medalje të arta, 31 të argjendta dhe 31 të bronzta, raporton Anadolu.

ShBA-ja arriti të kalojë Kinën duke u ngjitur në krye të tabelës në ditën e 11-të të Lojërave Olimpike, pasi fitoi 4 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe 3 të bronzta.

Kina, e cila e përfundoi ditën me 1 medalje të artë, 2 të argjendta dhe 2 të bronzta, u rendit e dyta me 59 medalje në total. Australia u rendit e treta, kurse Franca e cila i mirëprit këto lojëra është në vendin e katërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi objektet në afërsi të urës së Ibrit qysh në…