Haradinaj, qytetarëve serbë të vendit: Urat na lidhin, mos bini pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni

07 gusht 2024 | 11:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të vendit që të mos bien pre e “politikave shkurtpamëse”, derisa pritet të protestojnë sot në veri.

Ai ka shkruar në “Facebook”, se “urat dhe rrugët duhet të na lidhin, e jo të na ndajnë”.

“Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, ka shkruar Haradinaj.

Postim i plotë:

Qytetarë serbë të Kosovës,

Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë.

Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë.

Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“My Rent a Car” Shpk shpall te pavlefshem qertifikaten e…