Nesër në Mitrovicën e Veriut diskutohet për hapjen e urës, Kurti fton qytetarët serbë të marrin pjesë

07 gusht 2024 | 15:05

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar institucionet e sigurisë që kanë garantuar mbarëvajtjen e qetë të protestës e cila është mbajtur të mërkurën në Mitrovicë të Veriut.

Kurti ka thënë se protestat janë e drejtë demokratike të cilën e gëzojnë dhe mund ta ushtrojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

“Protesta e mbajtur sot në Mitrovicë të Veriut përfundoi pa asnjë incident. I falënderoj institucionet e sigurisë që garantuan mbarëvajtjen e qetë të saj. Protestat janë e drejtë demokratike të cilën e gëzojnë dhe mund ta ushtrojnë të gjithë qytetarët e Republikës sonë, pa dallim”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Më tutje, kryeministri Kurti ka njoftuar se Komuna e Mitrovicës së Veriut nesër (e enjte) prej orës 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal, organizon takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën: “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.

Ai u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të komuniteti serb që të marrin pjesë në diskutim në të cilin do të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre.

“I ftoj bashkëqytetarët tanë të komunitetit serb që të marrin pjesë në këtë diskutim të përbashkët në të cilin do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit. Për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi,…