Qeveria shpërfillë thirrjet e ShBA-së dhe BE-së për Urën e Ibrit

08 gusht 2024 | 08:20

Qeveria e Kosovës ka vazhduar zbatimin e planit për hapjen e urës mbi lumin Ibër pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së BE-së se ura duhet të hapet vetëm përmes dialogut me Serbinë në Bruksel. Përfaqësuesit e partisë në pushte Vetëvendosje thonë se hapja e urë është cështje e brendshme e Kosovës dhe e shohin të panevojshëm kundërshtimin e faktorit ndërkombëtar. Ndërkohë, opozita kërkon nga Qeveria të ketë koordinim me faktorin ndërkombëtar sepse cdo veprim ndryshe rrezikon sanksione të reja për Kosovës.

Pavarësisht kundërshtimi të faktorit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës ka nis së zbatuari planin e saj për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Alban Bajrami, tha se hapja e urës është çështje e brendshme e Kosovës. Sipas tij, është i panevojshme kundërshtimi i faktorit ndërkombëtar për hapjen e saj.

“Ne më shumë e kemi trajtuar si çështje e brendshme dhe është krejt e panevojshme për t’u krijuar i gjithë ky kundërshtim për shkak se nuk kemi të bëjmë me hapjen e një ure e cila e lidh Kosovën me Serbinë, por kemi të bëjmë me hapjen e një ure e cila i mundëson qarkullimin e veturave midis dy qyteteve të Kosovës të cilat tashmë po komunikojnë mes vete dhe ka filluar të ketë një jetësë normale midis qytetarëve të veriut dhe atyre të jugut. Nuk ka kuptim që të lëvizin në këmbë dhe jo me vetura”, tha Bajrami.

Ndërkohë, KFOR-i dhe EULEX-it kanë thënë se nuk do të hezitojnë të merren me çdo zhvillim që mund të ketë ndikim në stabilitetin dhe sigurinë në veri të vendit. Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, kërkon nga Qeveria të ketë koordinim me faktorin ndërkombëtar për çdo veprim që lidhet me veriun e vendit. Sipas tij, Qeveria nuk duhet të konfrontohet me forcat paqeruajtëse në Kosovë.

“Me KFOR-in nuk ka këllce askush që të konfrontohet. KFOR-i ta ngjet prej rrypit dhe të qon në flladë Do të duhej që Qeveria të jetë me e kujdesshme në këto raporte dhe të dëgjojë mesazhet e SHBA-së dhe BE-së”, tha Haliti.

Deputeti i VV-së përveç planit të Qeverisë për hapjen e urës së Ibrit ka përjashtuar çdo tubim të qytetarëve shqiptar tek ura. Tha se tubimi i serbëve në veri të vendit kudër hapjes ë urës është i instrumentalizuar nga frika e Beogradit zyrtar.

“Nuk është e nevojshme të ketë tubim të qytetarëve shqiptar këndej urës. Edhe tubimi andej urës është tubim i instrumentalizuar dhe që vije kryesisht nga frika e ndonjë dënimi të mundshëm si me mjete monetare përmes pensioneve të cilat i marrin nga Serbia si dhe përmes formave të ndryshme që Serbia ka përdorur deri më tani ndaj qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë”, tha Bajrami.

Por, deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, veprimet e Qeverisë i quan fushatë elektorale.

“Po besoj se ky është një veprim elektoral. Si pasojë e deklarimeve të VV-së ata po synojnë të mbajnë zgjedhje në vjeshtë. Ky është një veprim që ka të bëjë me elektoralit e VV-së që të thonë se na pengojë KFOR-i dhe EULEX-it”, tha Haliti.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë thënë se nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në këtë kohë. /RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Viti 2024 ka gjithnjë e më shumë gjasa që të…