Vdes në QKUK gruaja që u godit para disa orësh nga një veturë në Ferizaj

08 gusht 2024 | 09:21

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj. Një veturë ka goditur për vdekje një grua.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili ka bërë me dije se viktima ka humbur jetën në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda.

Ndërkaq, shoferi i veturës, i cili fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, është dorëzuar më pas në stacion policor.

I dyshuari që shkaktoi aksidentin është një 18-vjeçar dhe ndaj tij tashmë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy skuadrat e Kosovës të mbetura në garat evropiane, Ballkani…