“Kohë e prerë”, romani i ri i Rexhep Hotit

08 gusht 2024 | 10:55

Rexhep Hoti është autor i një vepre tjetër letrare. “Kohë e prerë” është romani i tij i ri, i cili është pajisur me një parathënie nga Helena Kadare, kurse një shënim të shkurtër për të ka shkruar edhe shkrimtari Ismail Kadare, tashmë i ndjerë.

“Romani i Rexhep Hotit ‘Kohë e prerë’ është shkruar me kulturë dhe një fill, i cili përshkruan një nga formatet më të lartë të letërsisë. Tonet autobiografike janë një tjetër pasuri gjuhësore dhe historike e këtij romani. Rexhep Hoti i përket një brezi iluministësh, që i kanë dhënë aq shumë Kosovës e për të cilët Kosova do të ketë gjithmonë nevojë”, është shënimi i shkrimtarit Ismail Kadare në kapakun e pasmë të librit të Hotit.

Ndërkaq Helena Kadare në parathënien për këtë roman, ndër të tjera, shkruan: “Duke lexuar romanin e Rexhepit do të endesha në një kronikë të shkruar plot kulturë e stil, me një poetikë të natyrshme për një prozator që vjen nga poezi, që të bënte të jetoje atë që është aq me vlerë në një vepër: kënaqësia e leximit dhe kodi i saj suprem. Duke e sjellë si një personazh letrar, ai i jep Ukshinit me këtë libër një tjetër jetë që është jeta që të jep letërsia artistike…”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali hidhet në gjurmët e yllit të Barcelonës, Raphinha. Futbollisti…