Kanosi zyrtarët policorë në Klinë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

08 gusht 2024 | 11:18

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje, dje një të dyshuar kosovar në Klinë.

Ndërsa drejtonte automjetin ishte ndaluar nga policia, dhe gjatë kontrollit të dokumenteve, i njëjti ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollimit të dokumenteve i ka kanosur verbalisht zyrtarët. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar më mbajtje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraqitja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Lojërat Olimpike…