DASh-i: Jemi të njoftuar për incidentin me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit

08 gusht 2024 | 11:18

Ne i kemi parë raportet dhe nuk do të komentojmë gjatë vazhdimit të hetimeve, ka thënë Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase, i pyetur nëse kryetari i Kuvendit Afrim Gashi duhet të mbajë përgjegjësi politike për incidentin në Aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani javën e kaluar, përcjell “Telegrafi” i Maqedonisë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka theksuar se shefi i sigurimit të Gashit, me dy pjesëtarë të tjerë të ekipit, me urdhër të folësit kanë dalë para sallës VIP në aeroport, madje kanë stërvitur një armë dhe janë futur në konflikt me policët e stacionuar aty, duke kërkuar përgjigje se pse është insistuar që presidentja e Kosovës të kalojë përmes kontrollit të sigurisë në aeroport. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka sanksionuar shefin e sigurimit dhe hapi procedimin ndaj dy truprojave të tjerë.

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka thënë se ka dërguar sigurimin për të qetësuar situatën.

Çfarë mesazhi dërgon sjellja e kryeparlamentarit sa i përket protokollit politik dhe diplomatik, është përgjigjur shkurt nga shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit: “Ne i kemi parë raportet dhe nuk do të komentojmë gjatë vazhdimit të hetimeve”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka cilësuar ngjarjen në aeroportin e Shkupit “trajtim të papërshtatshëm dhe të paligjshëm nga pjesëtarët e sigurimit të aeroportit” ndaj presidentes Vjosa Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, ka arrestuar dhe…