Aliu përuron rrugën ’17 Shkurti’ në Godanc të Shtimes

08 gusht 2024 | 11:31

Është përuruar të enjten rruga “17 Shkurti” në Godanc të Shtimes. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Kryetari Aliu ka thënë se kjo rrugë është 2.8 kilometra e gjatë dhe është e shoqëruar me trotuar dhe ndriçimi.

Ai ka thënë se kjo rrugë është një nga akset me strategjike që do t’i kontribuoj zhvillimit të gjithmbarshëm të kësaj komune.

“Është rrugë që është financuar përmes memorandumit nga Ministra e Ambientin dhe Infrastrukturës se bashku me komunën e Shtimes. Rruga është 2.8 kilometra, 1.3 kilometër e shoqërojnë edhe trotuari edhe ndriçimi. Kjo rrugë e ka rendësin e jashtëzakonshme për Komuna e Shtimes sepse e mbyll segmentin e fundit që lidh fshatrat. Ky është krahu i majte i aksit të zhvillimit të komunës tonë. Dhe këto fshatra, duke filluar nga kryqi i Komoranit e deri në Pjetërshticë, lidhet ky segment. Ky do të jetë aks i zhvillimit për komunën tonë. Është një nga akset me strategjike që do t’i kontribuoj zhvillimit të gjithmbarshëm të komunës. Ky është një projekt që ka kushtuar 570 mijë euro”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Shkruan: Besa Ismaili Se sa të përnjëmendta i ka kryeministri…