Oficerët e FSK-së, Labinot Osaj, Shpëtim Hasanin dhe Arian Karaxha trajnohen në ShBA për artileri

08 gusht 2024 | 11:37

Nëntogerët Labinot Osaj, Shpëtim Hasani dhe Arian Karaxha kanë përfunduar me sukses  kursin bazik të udhëheqjes për artileri fushore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Trajnimi ka pasur për qëllim përgatitjen e ushtarakëve për udhëheqës të togut të artilerisë,  oficer të mbështetjes me zjarr si dhe si oficer të drejtimit të zjarrit.

“Si udhëheqës të Togut të Artilerisë pjesëmarrësit marrin njohuri praktike për pajisjen Howitzer amerikan M777 (155mm), M109 (155mm), dhe M119 (105mm). Në modulin e mbështetjes me zjarr,  përgatiten ushtarakët për specifikat e Howitzereve, planifikim dhe thirrje të mbështetjes me zjarr, vëzhgimin e zjarrit si dhe llojet e mbështetjes që ofron artileria fushore si dhe në fushën e Qendrës së Drejtimit të Zjarrit trajnohen për kalkulimin dhe faktorë të ndryshëm që ndikojnë në një qitje sa më precize”, ka njoftuar FSK-ja.

Për shkak të sukseseve të treguara në trajnim nëntogeri Arian Karaxha  ka marrë çmimin “Distinguished International Honor Graduate”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është përuruar të enjten rruga “17 Shkurti” në Godanc të…