Rama uron ekipin e xhudos së Kosovës: I lumtur dhe krenar që jam miku juaj

08 gusht 2024 | 12:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau foto nga skuadra e xhudos së Kosovës, që arriti të fitojë medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Rama u shpreh i lumtur dhe krenar që është miku i tyre dhe që nderojnë Kosovën botërisht dhe i shërbejnë edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Edi Rama në “Facebook”.

Ekipi olimpik i Kosovës arriti të fitojë dy medalje olimpike në “Paris 2024”. Kampionia olimpike nga “Tokio 2020”, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në debutimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniq,  ka deklaruar…