Leclerc: S’do të kem mëshirë për Hamiltonin kur të jemi bashkë

08 gusht 2024 | 12:39

Me ardhjen e Lewis Hamilton dhe rikonfirmimin e Charles Leclerc, sezonin e ardhshëm Ferrari do të ketë padyshim një nga çiftet më të mira të pilotëve në start.

Gjithsesi, ka kuriozitet për të kuptuar se cili do të jetë raporti mes dy pilotëve si në kualifikim, ashtu edhe në garë. Charles Leclerc e ka gjetur veten duke iu përgjigjur shpesh pyetjeve rreth partnerit të tij të ardhshëm. “Kur isha fëmijë, duke qenë në pistat go-kart çdo fundjavë, ishte e vështirë për mua të ndiqja sezonin e Formula 1. Gjithsesi, Lewis ishte padyshim një nga ata që admiroja”, ka thënë Leclerc. Monogasku, më pas shpjegon se ai e pret duelin brenda familjes kundër 7 herë kampionit të botës.

“Do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme edhe për mua, pasi do të jem në gjendje të tregoj se çfarë jam në gjendje për të bërë”, u shpreh Charles Leclerc. “Nëse do të jem i butë me të? Sigurisht që jo. Kur vendos helmetën time në kokë, asgjë nga këto miqësi nuk ekziston më në pistë. Unë do të fokusohem vetëm në performancat e mia pasi të nis garën. Kjo vlen edhe për Hamilton”, ka shtuar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më…