Zhvillimet në veri, BE paralajmëron masa të reja për Kosovën

08 gusht 2024 | 13:31

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se nëse situata në veri, nuk ndryshon referuar hapjes së Urës së Ibrit dhe aksionit për mbylljen e degëve të postës serbe në veri, do të vendosë masa të reja ndaj Kosovës.

Këtë e tha sot në një adresim për media të paparalajmëruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës”.

“Pra, çfarë do bëjmë? – kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë janë mendimit se ato duhet të shtohen”, është shprehur Stano.

Ai mes tjerash ka shtuar se mbi këto zhvillime, pro qëndrimeve të BE-së janë edhe partnerë tjerë ndërkombëtarë të Kosovës.

“Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do na ndalojnë të marrim në konsideratë se çfarë masa do shohim të marrim nëse situata nuk ndryshon”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mundësi Zelimkhan Abakarov dështon në Lojërat Olimpike në Paris. Ai…