HASAN RAMADANI ISHTE I FUNDIT QË LUFTOI PA EMBLEMËN E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

08 gusht 2024 | 13:57

Ismet Sylejmani

Bashkë me vëllaun e Heroit të Kombit Afrim Zhitia, shokun Naim Zhitia, kisha nderin të shkoja në fshatin e lindjes, në nderim të Heroit të Kombit Hasan Ramadani, në përvjetorin e 30-të të rënies së Tij heroike!
Aty takuam shumë shokë e miq të nderuar, në mes tyre edhe shokun e ditëve të para Ismet Abdullahun!

Lëvizja Popullore e Kosovës, ishte njëra nga mësueset e mëdha të Heroit Kombëtar Hasan Ramadani, i cili duke qenë i brumosur me ide të saj, por më vonë edhe shoqërues e bashkëveprues me shumë anëtar të saj e në veçanti me Udhëheqësin e saj të madh, Heroin e Kombit Afrim Zhitia, e bëri kryepersonazh të historisë së lavdishme të popullit, Atdheut e Kombit tonë!

Heroi kombëtar Hasan Ramadani, ështelë i madh dhe i rrallë, sepse të mëdhenj e të rallë i ka shembujt e vetëflijimit të Tij, që historia e popullit shqiptar, brenda saj i mban në faqet më të lavdishme!

Hasan Ramadani e kishte përjetuar burgun, e kishte përjetuar daljen në mal të Çetës së Llapit, e kishte përjetuar rënien heroike të Ali Ajetit, të Bedri Sokolit, të Udhëheqësit të Tij Afrim Zhitia, të Fahri Fazliut, të luftës dhe qëndresës heroike të Monollëve te panënshtruar ne Pollaten legjendar, dhe më 7 Gusht 1994, i dha fund jetës së Tij, me faqe të bardhë dhe e skuqi tokën e Arbërit me gjakun e Tij, duke bërë luftë heroike dhe duke e shëndrruar shtëpinë e Tij, në Kala të Kombit, dhe duke e barazuar me Kullën e Oso Kukës dikur e të Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit ma vonë!

Jehona e krismave të Uzit historik të Heroit të Kombit Afrim Zhitia, me të cilin luftoi dhe ra heroikisht Heroi i Kombit Hasan Ramadani, duke thirrur me zë të lartë në rrethim, se keto krisma dhe goditje i keni nga Afrim Zhitia, nisi procesi më i madh historik kombetar, ai i daljes në skenë të ushtrisë sonë të lavdishme!

Pas rënies titanike të Heroit Kombëtar Hasan Ramadani, më 7 Gusht 1994 në fshatin e Tij të lindjes në Shajkovc, Udhëheqja e lartë e LPK-së në Zvicër, pas 102 ditësh nga renia heroike e Hasan Ramadanit, më 17 Nêntor 1994, në Arau të Zvicrës, themelon edhe de jure Ushtrinë Çlrimtare të Kosovës!

Besniku i Afrim Zhitisë e i kombit të Tij, Heroi kombëtar Hasan Ramadani, ishte i fundit që luftoi pa emblemën e UÇK-së, por u bë i pari i fundit, që e mbylli kapitullin luftës së Tij kundër Serbisë pushtuese pa emblemë të ushtrisë, sepse pas Tij, ishte Ushtria Çlrimtare e Kosovës, Ajo që ia nxjerri hakun dhe Kosova u çlirua nga okupatori serb me luftën e UÇK-së dhe me ndihmen e SHBA-së, të NATO-s dhe aleateve të tjerë!

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Hasan Ramadani!

Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Lavdi LPK- së!
Lavdi UÇK-së!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 7 Gusht 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fluksi i lëvizjes së turistëve në pikën e kalimit kufitar…