Protestë në veri pas arrestimit të dy politikanëve serbë

08 gusht 2024 | 14:15

Pas arrestimit të dy politikanëve serbë të enjten, qytetarë serbë po protestojnë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut.

Në mesin e protestuesve ka edhe serbë të punësuar në institucionet publike atje dhe udhëheqës të Listës Serbe.

Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe, janë arrestuar sot në Mitrovicë të Veriut. Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se ata u arrestuan për pengim të punëtorëve të kësaj komune, të cilët ishin duke lyer në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Sipas Elshanit, Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.

Të dy u arrestuan në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer. Mësohet se këta politikanë kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Bashkë me vëllaun e Heroit të Kombit Afrim…