Testimi i Urës së Ibrit, Durmishi: Raporti del brenda dy-tre ditësh

08 gusht 2024 | 15:00

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se brenda dy-tre dite do të jetë gati raporti final, i cili do të tregojë nëse Ura e Ibrit është stabile për qarkullim të automjeteve.

Durmishi i cili ka qëndruar në Mitrovicë, ka thënë se sot përfundon procesi i testimit të stabilitetit infrastrukturor të urës mbi lumin Ibër.

Ai ka theksuar se në bazë të asaj që shihet, Ura e Ibrit është ndër urat më stabile në Kosovë.

“Sot jemi duke i bërë testimet e stabilitetit të urës, kemi filluar para dy dite fillimisht me matjet për të caktuar gjeometrin e urës. Sepse ura nuk ka projekt, sot ka metoda shumë të avancuara për ta mat stabilitetin e saj dhe këtë jemi duke e bërë. Gjatë ditës do ta përfundojmë testimin me ngarkesa dhe brenda dy-tri dite do ta kemi raportin final i cili do të na tregoj se ura është stabile apo nuk është. Në bazë të asaj që po e shohë edhe duke qenë inxhinier me profesion, kjo është një ndër urat më stabile në Kosovë që kemi”, ka thënë  Durmishi.

Zëvendësministri ka thënë se ende nuk kanë datë se kur do të hapet ura, por që është e sigurt se ajo do të hapet. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti,…