Dallaveret me patentë-shoferë në Pejë, arrestohet edhe një person

08 gusht 2024 | 15:08

Është arrestuar edhe një person i cili dyshohet se i përkiste grupit i cili kishte bërë dallavere me patentë shoferë në Pejë.

Policia dhe Prokuroria Themelore e Pejës para dy javësh, e zhvilloi një aksion të gjerë në disa komuna si: Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Deçan, Istog.

Cak i këtij aksioni ishin 10 persona, shtatë prej të cilëve kishin përfunduar në pranga, derisa njëri ishte liruar për shkaqe shëndetësore.

Derisa tre nga të dyshuarit nuk ishin hasur në shtëpitë e tyre, gjatë kontrollit policor. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur të enjten seminari njëditor për trajnerët e Superligës…