Nadali tërhiqet edhe nga US Open

08 gusht 2024 | 15:30

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në grand slam e US Open (26 gusht-8 shtator). Vendimi është marrë një javë pas eliminimit të tij nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Nadali ka konfirmuar se do të marrë pjesë në turneun “show” të Laver Cup, në fund të shtatorit, por jo në US Open.

Spanjolli është 4 herë fitues i këtij turneu, më i fundit në vitin 2019 dhe që nga ai vit ka marrë pjesë vetëm një herë. “Përshëndetje të gjithëve. Ju shkruaj sot për t’ju bërë të ditur se kam vendosur të mos konkurroj në US Open të këtij viti, një vend ku kam kujtime të mrekullueshme”, ka shkruar Nadal në rrjetet sociale.

“Do të më mungojnë ato seanca elektrike dhe ato ndeshje speciale të natës në Nju Jork, në Ashe. Nuk mendoj se do të mund të jap 100% këtë herë. Faleminderit të gjithë fansave të mi në SHBA”, ka shtuar spanjolli. “Do t’ju mungoj të gjithëve dhe do t’ju shoh një herë tjetër. Fat të mirë për të gjithë për US Open, gjithmonë një turne i mahnitshëm! Eventi im i radhës do të jetë Laver Cup në Berlin”, ka deklaruar Nadal.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i përkohshëm iranian, Ali Bagheri akuzoi Izraelin…