Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të dyshuare

08 gusht 2024 | 16:18

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e policisë në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e një gruaje.

Sipas policisë, e dyshuara kërkohet nga policia për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, që ka ndodhur më 3 gusht të këtij viti.

“Personi kërkohet, për veprën penale ‘Lëndim i letë trupor’ e cila ka ndodhe me 03.08.2024 në rrugën ‘Adem Jashari’  në Prizren”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kampione ruse e shahut u pezullua pasi helmoi rivalen…