MPJD: Prokuroria e Beogradit dha leje për tërheqjen e trupit të kosovarit të vrarë në Lloznicë

08 gusht 2024 | 21:27

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka bërë të ditur se Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje që të tërhiqet trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, që është raportuar se është vrarë në Lloznicë më 19 korrik.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, i cili ishte raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë.

Sipas njoftimit, avokati i familjes, Arianit Koci, i mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi dhe Ambasadori Jashari, po udhëheq procedurat për tërheqjen e trupit nga morgu i Lloznicës.

MPJD-ja ka njoftuar se do të vazhdojë të informojë opinionin publik rreth procedurave të mëtejshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që sot Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë. Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.  Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do t’ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nait Hasani ka zbuluar detaje tronditëse të torturave të rënda…