Mundësi kuqezi kualifikohet në çerekfinale të Lojërave Olimpike

09 gusht 2024 | 12:56

Chermen Valiev mban të gjallë shpresat e Shqipërisë për të siguruar medalje olimpike. Mundësi kuqezi kaloi provën e parë, ku në fazën e 1/8 mposhti me pikë mundësin nga Azerbajxhani.

Valiev nuk i bëri një nisje të mirë sfidës, pasi mundësi azer mori kryesimin 3-0 me pikë në periodën e parë. Në të dytën, Valiev mori kontrollin e ndeshjesh duke marrë 4 katër pikë, një fitore me përmbysje që e kualifikon për në fazën çerekfinale ku do të përballet me një mundës nga Uzbekistani.

Chermen Valiev garon në peshën 74 kg në mundjen e lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi testimi për stabilitetin infrastrukturor të urës së Ibrit në…